Web Analytics

“Ngela një vit pa punë, një makinë e mora me kredi” banorja e BBVA tregon se si kishte rënë në depresion

Botuar nga: InfoKosova

Roza Lati ka bërë një rrëfim të sinqertë ditën e sotme (e mërkurë) në Big Brother VIP Albania 3.

Moderatorja e njohur në një bisedë me Rike Roçin, ka treguar se si e ka kaluar depresionin.

Ajo tha se natyra, oksigjeni dhe ajri i pastër i kanë bërë mirë dhe ta kalojë këtë periudhë.

“Natyra shpirt. Pemët. Oksigjeni i pastër. Nga gjethet nga natyra dhe funksionon. Jo më kot e zgjodha”, u shpreh ajo.

Prezantuesja shtoi: “Ngela një vit pa punë, sa kisha marrë shtëpinë me qera, një makinë me kredi, sa kisha dalë me jetu vetëm”.

E njëjta nuk ka dhënë më shumë detaje, por që tani është në gjendje të mirë.

Në shtëpi po vazhdojnë situatat e polemikat e ndryshme ndërmjet banorëve. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT