Xhensila Myrtezaj, një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare, po përjeton një periudhë sfiduese pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Bes Kallaku.
Megjithatë, ndryshimet në jetën e saj nuk i kanë ndaluar ritet e rëndësishme të jetës së saj. Në fakt, ajo ka gjetur prehje dhe qetësi në besimin e saj.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhensila ndan një ritual të rëndësishëm që kryen gjithmonë në kishë.
Ajo tregon se, në kërkim të udhëzimeve, zgjedh një faqe të Biblies në mënyrë të rastësishme, ndërsa besimi dhe intuita e çojnë atë në një faqe të caktuar që e merr si mesazh.

Në këtë rast, mesazhi për Xhensilën ishte i fuqishëm dhe i frymëzueshëm.
“E fortë është zemra e të drejtit që shpreson në Zotin. Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate larg nga ngatërresat e njerëzve, i strehon në tendën tënde larg nga gjuhët ngatërrestare. Mos kërkoni lavdi prej njëri-tjetrit, thotë Zoti por kërkoni lavdinë që vjen prej një Hyji të vetëm,” shkruhet në mesazhin që ajo ka postuar.
Shiko foton:


