Web Analytics

Pejanit i vjen në Kosovë ish-gruaja zvicerane 72-vjeçare, i shkon te shtëpia dhe ia rrah bashkëshorten

Botuar nga: InfoKosova

Telashet mes çifteve shpeshherë nuk marrin fund vetëm me shkurorëzim.

Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen.

Jo rrallëherë ndodhin raste të tilla, në të cilat përfshihen edhe mërgimtarët.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Pejë, por këtë herë është një rast jo fort i zakonshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 60-vjeçar ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të telasheve që ia ka shkaktuar ish bashkëshortja e tij zvicerane, me të cilën ka jetuar në Zvicër kohë me parë derisa janë ndarë.

Sinjali mëson se para dy ditësh, e dyshuara ka marrë rrugën për Kosovë dhe kishte shkuar në shtëpinë e viktimës, në rrugën e Vilsonit në Pejë, për t’u takuar me ish burrin, për arsye akoma të panjohura.

Sherri aty plasi dhe vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, kur e mori një veturë nga oborri i shtëpisë së ish burrit dhe u largua, për t’u kthyer sërish më pas.

Kësaj radhe, ajo dyshohet se e ka sulmuar gruan me të cilën është martuar ish-burri i saj.

Kjo nuk është hera e parë që zvicerania ka shkuar në shtëpinë e ish burrit të saj në Pejë, por deri më tash nuk është raportuar asnjë incident.

Të njëjtat burime thonë se se rasti i fundit i ka shtyrë viktimat që të parandalojnë ndonjë të keqe më të madhe, duke e denoncuar të dyshuarën në Polici.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë intervenuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj saj është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprat ”Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. /Sinjali/

Të FUNDIT