Web Analytics

“Përdornim të dy të njëjtën”, Romeo tregon të mirat e të qenit binjak me Donaldin

Botuar nga: InfoKosova

Romeo teksa po bisedonte me banorët në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” zbulonte sekrete dhe detaje interesante rreth vëllait të tij binjak, Donald Veshaj.

Romeo rrëfeu se Donaldi ka arritur të marrë patentën vetëm pasi ka dalë nga edicioni i parë i “Big Brother Vip Albania 1”, ndërsa u shpreh se gjatë gjithë kohës përdorte patentën dhe pashaportën e tij, pasi dy vëllezërit kanë një ngjashmëri të madhe.

Duke folur për truket dhe situatat e ngjashme që binjakët kanë kaluar, Romeo thotë: “Donaldi patentën e ka marrë kur ka dalë nga Bigu, përdornim te dy një patentë.”

Fationi, një tjetër banor, e pyeti nëse Donaldi përdorte vazhdimisht dokumentet e Romeos, ai konfirmoi duke thënë: “Po mbante patentën dhe pashaportën time. Kur shkoja në bankë unë për të marrë lekët kur nuk kishte kohë Donaldi, më sillte mandatin për ta firmosur, aty duhet të shkruaja Donald Veshaj dhe unë nisja R-në, pastaj më shikonte në sy mua ajo dhe shkruaja Romeo Veshaj.”

“Çfarë skemi bërë, edhe në provime…” – theksoi Romeo, duke lënë të kuptohet se ka pasur shumë raste kur kanë luajtur me identitetin e tyre.

Kurse Arta e ngacmon duke e pyetur nëse ata kishin ndonjë përfshirje të përbashkët me femra: “Ndonjë gjë tjetër?”

Romeo ishte përgjigjur: “Jo, i kemi shijet e ndryshme.”

Shiko videon:

Të FUNDIT