Web Analytics

Reagon Anita Haradinaj pas ofendimit që i bëri Gani Gërmisë

Botuar nga: InfoKosova

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi opinionistja e spektaklit, Anita Muçaj-Haradinaj ka zhvilluar një debat mjaft të fortë me gazetarin humorist, Gani Gërmia.

Në një moment ajo i është drejtuar këtij të fundit me shprehje “A e ke parë veten në pasqyrë”, me çka ka bërë që prezantuesi të ndërpresë lidhjen dhe t’i kërkojë që të mos ofendojë.

E lidhur me situatën e krijuar, gjatë spektaklit ka reaguar edhe vet Anita, me të parë komentet e shumta negative të bëra në drejtim të saj.

“Nuk dua t’i hyj më shumë debatit sepse komentet janë pafund duke më ofenduar mua. Ndërkohë që unë nuk jam banore, jam opinioniste, dhe unë çfarë të ma dojë qejfi im dhe se si unë e mendoj lojën që duhet të bëhet, dhe ti mbaj balancat mes ofendimeve mes meshkujve dhe femrave – kam të drejtën ta bëj”, tha spikerja e lajmeve.

“Do mundohem të jem shumë parimore karshi secilit aty pavarësisht komente që më vijnë”, ka thënë Muçaj-Haradinaj.

Kjo situatë ka zhvilluar një debat të fortë edhe në rrjetet sociale.

Shiko videon:

Të FUNDIT