Web Analytics

“Romeo fallco, Heidi hap sytë”! Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Botuar nga: InfoKosova

Qetësia në shtëpinë e çiftit të dashuruar në Big Brother VIP Albania u përplas me një moment të papritur, kur një dron solli mesazh të papritur për ta.

Mesazhi i dronit, i cili deri në atë moment ishte mister, nxjerr në pah një fjalë përtej miqësisë, duke shkruar: “Stop maskilizmit, Romeo Fallco, Heidi Hap Sytë.”

Ky dron u paraqit pas një dhurate të veçantë për çiftin, një suitë, ku Romeo nuk qëndronte me Heidi, por dilte jashtë me banorët e tjerë. Kjo sjellje solli kritika të shumta ndaj Romeo-s, duke e përjashtuar atë nga momenti i kënaqësisë së dhuratës.

Heidi, nga ana tjetër, shprehej se nuk u prek nga mesazhi i dronit, megjithatë, në disa video të transmetuara, ajo duket e shqetësuar.

Në një intervistë të sotme në Fun Club, i ftuar ishte edhe piloti i Big Brother VIP Albania, i cili nxori në dritë identitetin e personit që dërgoi dronin. Sipas tij, droni u dërgua nga një vajzë nga Italia, duke zbuluar se ky nuk ishte puna e Jetmirit, siç ishte supozuar më herët.

“Për të qartësuar, droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali. Nuk di nëse ajo është shoqe e Heidit, por është e qartë që ka grup që e mbështesin çiftin në Itali dhe në Shqipëri, por ndarë ndjenjat për ta,” tregoi piloti.

Të FUNDIT