Web Analytics

‘Unë do ndryshoj Shqipërinë’, plas keq mes Shqipes dhe Serenës mes emisionit: Ti je llumi njerëzimit

Botuar nga: InfoKosova

Shqipe Hysenaj dhe Serena Sula janë përballur në “E diell” në rubrikën “Trotuar”.

Shqipja u shpreh kundër ekspozimit të vetes dhe vulgaritetit në të folur ndërsa Serena tha se bën ç’të dojë me jetën e saj.

Shqipja: Ti mund të bësh ç’të duash me jetën tënde, por njeriu duhet të ketë korniza për respektin e vetes sepse në momentin që respekton veten, respekton familjen dhe ata që të kanë edukuar.

Serena: E di sa e dua veten unë o Shqipe? Gjithë ditën rri para pasqyrës e ke për twerk-un ti?

Shqipja: Jo, e kam dhe për mënyrën vulgare të të folurit dhe shoqërimi me shumë njerëz.

Serena: Shumë djem? Po ça të bëj unë! Të gjithë më vijnë po s’i provova unë kush do i provojë!

Shqipja: Ah po ti qenke shalqi me provë.

Serena: Po 1 jetë kemi.

Shqipja: 1 jetë kemi, por jo 1 jetë ta shtrydhim veten.

Serena: Pse Kim Kardashian ka bërë video private dhe sot është milionere? Ça ka ajo më shumë se ne? Unë dua ta ndryshoj Shqipërinë, unë do jem ajo që do e ndryshoj që femrat të jenë më të hapura.

Shqipja: Femrat të jenë më të hapura?

Serena: Ti në Përputhen ça ke bërë? Ça s’ke sha e s’ke bërë, për famë ke shkuar dhe unë për famë i bëj.

Shqipja: O Serena ti shkon me njerëzit moj.

Serena: Ça të duhet ty me kë shkoj unë? Më respektojnë portalet keni inat.

Shqipja: Ti je llumi njerëzimit moj si po të respektojnë portalet?

Serena: Ajo që mbahet në gojë është e mirë.

Shqipja: Karamelja që e mbajnë të gjithë? Dhe në fund s’ka për të të marrë asnjeri.

Serena: Po si marr unë pak se mbajta Arjonin me bukë, unë jam Miss Bota ça do më marrin mua.

Të FUNDIT