Web Analytics

Vidhen insulina në një depo në Graçanicë – policia nis hetimet

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në një depo farmaceutike në fshatin Peroc të Graçanicës.

Në këtë depo sipas policisë thuhet se janë vjedhur insulina në vlerë të konsiderueshme.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 03:10.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se nga persona të panjohur është depërtuar në depon e firmës së tij dhe prej aty kanë vjedhur medikamente mjekësore (insulina) në vlerë të konsiderueshme. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

Të FUNDIT