E premte, 29 Nëntor, 2024
2 C
Pristina

Ramushi i reagon gruas Anites që u bë opinioniste në Big Brother: Nuk e di çka je tu bo aty…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Moderatorja, Anita Haradinaj, ka ‘goditur’ edhe me një deklaratë.

“Për televizion nuk ia jap dorën kërkujt”, ka thënë Anita Haradinaj teksa po fliste për atë se çka i ka thënë bashkëshorti i saj, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, pas vendimit për të qenë sërish në rolin e opinioniste në Big Brother.

“Unë e kam sqaru edhe tek Dance, Ramushi më ka thënë, bo çka dush se ti e dinë televizionin, kështu që edhe tek Big Brother kur kam ardhë prapë njësoj ka reagu, pastaj, ne në televizion jemi njohur, televizioni nuk është diçka e re për mua dhe ai kolltuku që e kam nuk është i pamerituar.

Kam 24 vjet që punojë në televizion dmth edhe me sy mbyllur bëjë gjithçka në televizion, kam punu në terren, kam punu krejt llojet e emisioneve dhe për televizion nuk ia jap dorën kërkujt hiç”, u shpreh ajo.

Ndërkohë e pyetur nëse Haradinaj e shikon, ajo është shprehur “Nuk ka kohë realisht, pastaj spektakli po zgjatë … veç nga komentet e njerëzve ku ai qarkullon në bazë të agjendës më ka thënë që nuk e di çka je tu bo aty por për të mirë po të komentojnë, kështu që në rregull jam”, deklaroi ajo.

Nga Rubrika