E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Reagon ashpër e dashura e Gracianos për ofendimet e banores së BBVA ndaj Gracianos

Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “BBVIP”, protagonistë të së cilës kanë qenë Graciano dhe Egla, me këtë të fundit që ka kaluar në ofendime edhe për pamjen e balerinit, ndërsa fjalët e aktores kanë tërhequr vëmendjen e fansave të programit, madje shumë prej tyre kanë kërkuar edhe përjashtimin e saj.

Në lidhje me këtë debat dhe ofendimet e Eglës ka reaguar edhe partnarja e Gracianos, Argjira.

Me anë të një postimi në Instagram, nga momenti i diskutimit, Argjira shkruan: “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Graciano dhe Egla përplasen, megjithatë në të tilla nivele debati nuk kishte përfunduar dhe tashmë duket se mund të ketë pasoja, sidomos për Eglën.

Shiko foton:

Nga Rubrika