Web Analytics

Heidi lë pezull historinë e dashurisë në Itali? Ja çfarë tha për lidhjen jashtë shtëpisë që nisi para se të futej në BBV

Botuar nga: InfoKosova

Heidi Baçi është duke shijuar eksperiencën e saj të dytë, brenda pak muajve në një format të “Big Brother”.

Pasi provoi famën në Itali, si pjesë e spektaklit “Grande Fratello”, ajo u ftua edhe të jetë pjesë e të njëjtës format në vendin tonë. Vetëm se në vendin tonë, një histori dashurie që nuk u zhvillua në Itali, pritet me shumë kuriozitet nga publiku.

E kemi fjalën për raportin që Heidi po krijon me Romeon. Kujtojmë se 26-vjeçarja u largua nga “Grande Fratello” për shkak të një lidhje që pati brenda shtëpisë me Massimiliano Varrese. Ishte babai i saj, ai që ndërpreu eksperiencën e saj, duke e thënë hapur se nuk ishte dakort me lidhjen me mashkullin, gati dyfishi i moshës së saj.

E natyrisht që një lajm i tillë, nuk mund ti shpëtonte vëmendjes së mediave në vendin fqinjë. Mediat italianë kanë shkruar për Heidin, ndërsa thonë se 26-vjeçarja u largua nga versioni italian i programit pas takimit me të atin, i cili ishte shqetësuar për afrimitetin që ajo krijoi me aktorin Massimiliano Varrese.

“Hyrja e saj u bë në episodin e së shtunës 13 janar dhe në prezantim u përmend Massimiliano Varrese arsyeja pse u largua nga ‘reality show’ në Itali”, shkruajnë mediat në shtetin fqinj.

Në prezantim ajo tregoi historinë e saj në Itali, duke përmendur edhe Massimiliano Varrese dhe ardhjen e babait të saj për ta larguar. Por tashmë historia me aktorin Italian i përket të shkuarës dhe e gjithë vëmendja është te raporti që ajo po krijon me Romeon. Por teksa një histori dashurie është duke lindur, një tjetër është duke u mbyllur nga Heidi. Në kohën që ajo u bë pjesë e “Big Brother”, Heidi kishte lënë një raport pezull në Itali.

Në fakt, historia kishte nisur vetëm pak kohë para se ajo të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother dhe vetë Heidi ka zgjedhur që ditët e para të kësaj loje të flasë për këtë raport që sapo kishte nisur. Gjatë një bisede me Rozën, në shtëpi, konkurrentja bëri me dije se është duke u njohur me dikë.

Megjithatë, vetë Heidi e la me aq këtë lajm rreth jetës së saj, duke preferuar që mos të japë më shumë detaje. Teksa Roza ishte duke e ngacmuar për një flirt të mundshëm që ajo dhe Alfio mund të kishin, Heidi pranoi se kishte dikë jashtë, por që nuk do të donte të fliste rreth tij.

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Grande Fratello”, duket se Heidi është fokusuar më shumë te karriera e saj, por edhe tek kjo marrëdhënie e re që sapo ka nisur.

Megjithatë, duke marrë parasysh pëlqimin që ajo ka shprehur për Romeon, gjërat kanë ndryshuar mes saj dhe djalit që ka qenë duke njohur. Por, ftesa për të tu bërë pjesë e reality show, ka ndryshuar shumë balancat, të paktën në jetën e saj private.

“Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi. Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në “Big Brother” ‘single’ (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar. Por, është edhe më mirë sepse do ta njoh më mirë dhe objektivisht kush jam pa u ndikuar. Unë mendoj se do të shkoj larg, shpresoj që njerëzit të më pëlqejnë”, ishte ky prezantimi i klipit të Heidit, duke zgjedhur mos ta përmend faktin e lidhjes jashtë, pavarësisht se në shtëpi, pranoi se po njihte dikë.

Nga ana tjetër, ajo dhe Romeo janë afruar edhe më shumë, duke shprehur hapur pëlqimin e tyre. Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi zgjohen duke u puthur dhe përqafuar me njëritjetrin në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ditën e djeshme në një moment banorja i tha moderatorit që ta shtrëngojë shumë, ndërsa ai nisi të këndojë këngë dashurie.

“Më shtrengo shumë se nuk më vret”, u shpreh Heidi me një buzëqeshje në fytyrë, teksa banori e puthte vazhdimisht në faqe.

Kujtojmë që kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt, duke nxitur aludimet e publikut se së shpejti ata do të bëhen ëift me njëri-tjetrin në këtë shtëpi. Përgjatë spektaklit, të dy pranuan se kanë një energji të mirë kur janë pranë, duke pranuar kështu edhe pëlqimin për njëri-tjetrin.

Daja i konkurrentes ka qenë i ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku ka zbuluar sesi e ka parë shtëpia e Heidit këtë afrimitet. Por natyrisht që gjithë fokusin e ka pasur pikërisht babai i Heidit, dhe sesi ai e ka ndjekur këtë fillim romance me të bijën. Ai u shpreh se “si cdo baba tjetër edhe për atë asnjë“ nuk është aq i mirë për vajzën e vetë”.

“Babai i Heidit do të donte që… si ëdo baba tjetër edhe për atë asnjë ‘nuk është aq i mirë si vajza e vetë’. Ndërsa motra e ka pritur me hahaha. Kam një vërejtje për ju që doni ta portretizoni Heidin si një person që ka shkuar aty për t’u lidhur. Për mua është e pakonceptueshme që një vajze e kultivuar si ajo të shkoj në një ‘reality show’ dhe maksimumi që mund të pritet është që ajo të lidhet me dikë. ‘Big Brother’ është krijuar për të kultivuar sjelljet sociale të një personi apo një tjetri, jo për të qenë i fokusuar në një romancë”, u shpreh daja i konkurrentes që ka ardhur nga Italia për të provuar këtë eksperiencë, pas asaj në Big Brother italian.

Heidi ishte në qendër të disa diskutimeve pasi falë përballjes së babait të saj Gentit, ajo vendosi të largohej nga programi, duke i dhënë fund të gjitha marrëdhënieve me aktorin Massimiliano Varrese.

Pavarësisht vëmendjes këmbëngulëse dhe nganjëherë ngacmuese të aktorit 47-vjeçar, Heidi ka pretenduar gjithmonë se nuk kishte asnjë interes për të, por me shumë mundësi u shty nga autorët e programit që të luante së bashku dhe të krijonte një lojë në program.

Mirëpo, përballja me të atin e shtyu atë të hapte sytë dhe pas një të qare të gjatë, Heidi vendosi të largohej nga programi në mes të natës. Duke u rikthyer në episodin e fundit të programit, Heidi zbuloi se pas këtij vendimi për t’i thënë lamtumirë realitetit nuk kishte asnjë manipulim nga ana e babait të saj, por se ai i kishte hapur sytë ndaj manipuluesit të vërtetë të shtëpisë: Massimiliano Varrese.

Më tej, ajo pranoi se dalja e saj varej nga gjendja shëndetësore e nënës së saj, e cila nuk ishte shumë mirë. E pas eksperiencin në versionin italian të këtij “reality”, fama në vendin e origjinës ka trokitur. Duket se veë famës, në Shqipëri Heidi do të gjejë edhe dashurinë. Pas raportit që mund të quhet i mbyllur tanimë në Itali.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT