Xhensila dhe Bes Kallaku duket se kanë vendosur të shprehin pikëpamjet e tyre përmes projekteve të tyre muzikore, duke “sulmuar” njëri-tjetrin dhe duke hedhur fajin.
Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj teksti i kësaj kënge është shkruar nga ai vetë dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’, duke sugjeruar se përshkruan gjendjen emocionale të tij në këtë moment.

Në reagim të kundërt, një ditë më pas, Xhensila përgjigjet ish-partnerit me një postim në Instastory, duke publikuar një poezi të Rudyard Kipling, titulluar “Në mundesh”, ku mesazhi i poezisë përcaktohet si: “Në mundesh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh.”
Ndërsa në një nga koncertet e saj më të fundit, Xhensila vazhdon sulmet ndaj Besit.
Ndërsa ishte në skenë për të performuar një nga hitet e saj, “Mashtruese” në bashkëpunim me Bardhin, ajo ka theksuar: “Ah sa janë shtuar mashtruesit këto kohë sa janë shtuar.”
Fansat janë të bindur se ky ishte një sulm drejtpërdrejt ndaj Besit, duke iu referuar publikimit të fundit të këngës, në të cilën ai e akuzoi Xhensilën si një mosmirënjohëse.


