Ndër të paktat banore që Luiz Ejlli mban kontakte jashtë shtëpisë së BBV është modelja Kejvina Kthella.
Është për tu habitur pasi Kejvina u eliminua nga shtëpia e famshme pas shpullës së famshme ndaj Luizit.
Luizi pavarësisht përplasjes mbante ende veshur bluzën e saj deri në momentin që Kiara i kërkoi ta hiqte
E me “kunje”, sot, Kejvina ia ka rikujtuar.
Në postimin e fundit të Luizit, ajo i ka kërkuar bluzën publikisht, mirëpo duket se kjo ka sjellë një ‘luftë’ me Ronaldo Sharkën, ish-banorin e ‘BBV’.
Ata të dy kanë nisur përplasjet, deri në ofendime.
Ja komentet:
Kejvina: Këtë bluzen dua Luiz Ma nis me postë O Luiz o yll, aman një foto bashkë.
Ronaldo: Shko mi lëpirëse, le nam duke u lëpirë për pak follow.
Kejvina: Ik o lëpirës i keq.
Ronaldo: Ik andej nga ke ardhur, se s’të don Shqipëria, je non grata.
Kejvina: Do qaj, po unë kthehem Milano bjondo, po ti në Lushnje të shesësh shalqinj.
Ronaldo: Shalqi do shes, madje do vendos fytyrën tënde aty.