Web Analytics
E premte, 21 Qershor, 2024
21.2 C
Pristina

Vesa për ish të fejuarin që e tradhëtoi me shoqen e saj: Ia dhuroi sendet e mia asaj

Bukuroshja Vesa Vllasaliu ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë e saj me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha.

Ajo ka treguar se si është tradhtuar nga ai me shoqen e saj më të ngushtë, Edonën.

Mes lotësh, bukuroshja nga Gjilani iu ka rrëfyer banorëve se si ngjarja ndodhi dy muaj para martesës.

“Ajo pastaj është martuar me burrin tim. Edhe unë e kam pasur shumë të afërt dy muaj para dasmës. Më vonë i kanë parë njerëzit për dore pasi jemi ndarë”.

Vesa shtoi se nuk ka shkuar më në banesën e dikurshme që nga ai moment, ndërsa është ndjerë e tmerruar kur njerëzit i kanë thënë se sendet e saj të dikurshme, tani i gëzon shoqja e saj.

“Deri sot s’më kanë treguar asgjë. Unë hala me gjyq jam. Unë pata jetuar në Stamboll dhe jemi hidhëruar.

Prej atij momenti, as në banesë nuk kam hyrë dhe ai të gjitha sendet mi ka marrë dhe pastaj njerëzit e kanë parë me të dhe me sendet e mia, që ndoshta s’janë as sendet e mia, por i ka blerë për së dyti”, shtoi Vllasaliu.

Shiko videon:

Nga rubrika