Web Analytics

Bes Kallaku publikon foto në përqafimin e personit të zemrës

Botuar nga: InfoKosova

Aktori i njohur, Bes Kallaku, ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë nga jeta e tij personale në mediat sociale.

Në një kohë kur shumë fletën për shkak të ndarjes së tij me Xhensila Myrtezaj, ai ka vendosur të publikojë pamje të ngrohta dhe të lumtura me vajzën e tij.

Në fotografitë e publikuara pak orë më parë, Besi shfaqet në përqafimin e ngrohtë të vajzës së tij.

Një atmosferë e lumtur dhe buzëqeshje ngjallin një ndjesi të thellë intime dhe dashurie mes tyre.

Bes Kallaku nuk ka fshehur kurrë se Ajka dhe Amen, vajza dhe djali i tij, janë personat më të rëndësishëm në jetën e tij.

Përmes këtij postimi, ai shfaq qartë dashurinë dhe lidhjen e tij të thellë me vajzën e tij, duke e bërë atë një moment të rëndësishëm për t’u ndarë me ndjekësit e tij.

Shiko fotot:

Të FUNDIT