E shtunë, 9 Nëntor, 2024
2.6 C
Pristina

Ky është reagimi epik i Romeos, kur kuptoj se Graciono u rikthye në BBVA

Graciano Tagani është banori më i ri që rikthehet me të drejta të plota, pretendent për çmimin e madh, në shtëpinë e Big Brother.

Ndërsa prezenca e tij u prit me një entuziazëm të madh nga Ilnisa, Meritoni, Jetmiri dhe Françeska, Juli dhe Romeo në mosbesim për rifutjen e balerinit në shtëpi kanë shkëmbyer batuta dhe kunja me të.

Juli: Mirëseerdhe për të tretën herë, tek e katërta ndoshta do fitosh…

Graciano: Juli, unë ndoqa këshillën tënde që më the po hyre për të tretën herë do fitosh.

Ika dhe u ktheva.

Tani fjala jote në vesh të Zotit.

Ledjoni: Siç e vutë re, nga butoni i kuq i tundimeve që deri më tani keni pësuar gjëra të mira dhe këqija nga ushqime tek dënime praktike, i fundit është banori më i ri.

Graciano Tagani rikthehet me të drejta të plota në shtëpi.

Kësaj radhe Graciano do të konsiderohet si një banor i ri pretendent për çmimin e madh.

Gracianos i ndalohet të komunikoj çfardolloj mesazhi nga jashtë për ju dhe duke qenë se nuk do të doja që ta vendosnit në rrezik qëndrimin e tij në shtëpi t’ju thoja edhe ju që të mos e pyesnit.

Ai e di vetë dhe është shumë i kujdeshëm.

Nëse ndodh kjo gjë ai do të lërë shtëpinë në mënyrë të menjëhershme.

Graciano gjithashtu do të ketë një javë imunitet.

Nuk na u ndave o Graciano… Romeo si ndihesh?

Romeo: Po s’kishit ndonjë punë tjetër o vëlla?

Shiko fotot:

Nga Rubrika