Web Analytics

Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtare e Policisë së Kosovës, e moshës 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj.

Rasti për Telegrafin e konfirmoi Ismet Hashani, nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan”, tha Hashani.

Ai bëri të ditur se patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. /Telegrafi/

Të FUNDIT