E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

A i dha produksioni Drenushës informacione nga jashtë? Detaji që nxit dyshime

Ministria e Drejtësisë, gjatë kësaj jave ka dal me reagim ku ka kërkuar përjashtmin e një banori të BBVK-së.

Gjithçka nisi pasi producentë e “Big Brother VIP Kosova 3” vendosën të fusin si banor ish-bashkëshortin e konkurrentes Drenusha Latifi, Atilla Kardesh të cilin ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.

Ky vendim provokoi kërkesa të shumta për mbylljen e formatit, që nga institucionet e deri te publiku.

Por, tashmë në “Prime”, Drenusha la të nënkuptohet se është në dijeni për reagimin e tyre.

Pasi gjatë deklaratës së saj në dhomën e rrëfimeve, ka thumbuar institucionet.

“Fakti që ka dal do të thotë që s’ka qenë i mirëpritur as jashtë as brenda.

Shpresoj që nuk më kanë përdorur asnjë institucion, kur mu kanë deshtë nuk më janë gjendur.

Sa i përket Atillës i uroi suksese.

Ishalla kur dal ai ka me qenë personi i parë që do me pres si babai i fëmijëve”, tha ajo.

Kjo deklaratë e saj, ka nxitur dyshime se produksioni i ka dhënë informacione nga jashtë, gjë që bie ndesh me rregullat e këtij formati./Insajderi

Nga Rubrika