Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka publikuar dje albumin e saj më të ri, “You & I”.
Teksa mori urime e komente të shumta nga fansat, familjarët e rrthi shoqëror, sigurisht që një dedikim i veçantë nuk mungoi edhe nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
Ai publikoi në rrjetin social Instagram koopertinën e albumit të saj të ri, “You & I” si dhe disa fotografi të gruas së tij, ku shihet duke pozuar pranë banerit që reklamon albumin e ri.
Ai e nisi dedikimin e tij duke shkruar në shqip fjalën “Vëmendje”, për të vazhduar më pas me:
“Urime Zog! Unë jam shumë krenar për ju. Unë të dua”.
Kujtojmë se çifti u martua para 1 viti e shpesh herë i dedikojnë njëri-tjetrit mesazhe romantike edhe në rrjetet sociale.