Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
20.9 C
Pristina

Bes Kallaku vjen me këngën e re “Kallamari”

Këngëtari nga Shqipëria, Bes Kallaku, ka lansuar ditën e sotme (e mërkurë) projektin e ri muzikor.

“Kallamari” mban titullin kjo këngë, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artisti në bashkëpunim me Edlir Begollin, me muzikë po ashtu të këtij të fundit.

Videoja vlen të ceket se u realizua nga Kleudor Marra.

Besi edhe në këtë projekt vjen me stilin e tij prej humoristi, duke bërë shaka e duke interpretuar në një formë ndryshe.

Ai vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte, ndonëse nuk sjell shpesh prurje të reja.

Kallaku ka qenë i përfshirë edhe në disa emisione që kanë të bëjnë me humor.

Shiko Videon:

Të fundit