E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Ç’po ndodh mes familjarëve të Sarës dhe Bardhit? Veprimi i tyre që nuk do i pëlqejë dyshes!

Sara dhe Bardhi janë një nga çiftet e BBV, por për shumë prej banorëve të shtëpisë lidhja e tyre është veç për lojë dhe të paktën nga ana e Sarës nuk ka asnjë ndjenjë.

Ashtu siç shtëpia është ndarë më dysh për këtë lidhje edhe opinioni jashtë nuk e beson 100 përqind këtë romancë dhe për më tepër duket se as vetë familjarët e dy konkurrentëve.

Në Instagramin e Bardhit dhe Sarës nuk ka momente nga përditshmëria së bashku, përveç videos së puthjes.

Ata madje as nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram.

Duke qenë se llogaritë menaxhohen nga të afërmit e tyre, kjo i bie që nuk janë dakort me këtë marrëdhënie, por thjesht po respektojnë lojën e tyre brenda.

Shiko foton:

Nga Rubrika