Dua Lipa tregoi edhe një herë ndjenjën e saj të patëmetë të stilit teksa ndau një sërë fotografish në Instagramin e saj të dielën.
Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, dukej sensacionale me një fustan të argjendtë prej materialit të satenit, ndërsa po shijonte një mbrëmje gjatë pushimeve të saj italiane, shkruan DailyMail.
Ajo ngacmoi ndjekësit me vënien në pah të një pjese anësore të gjoksit me fustanellën pa kurriz që ishte stolisur edhe me rruaza argjendi.
Këngëtarja e kompletoi pamjen elegante me aksesorë të zinj dhe i kapi flokët e saj në një bisht të lartë.
Kjo vjen pasi këngëtarja shqiptare buzeqeshi me gëzim teksa pozoi në një fotografi nga prapaskenat e premierës së filmit “Barbie” të shpërndarë të premten në Instagram.
Interpretuesja e hitit “New Rules” – e cila ka vetëm ’30 sekonda rol’ në filmin e fundit të regjisores Greta Gerwig – bëri foton e mbushur me yje të Hollywoodit në premierën e Los Angelesit që u zhvillua në fillim të këtij muaji.
Këngëtarja mund të shihej duke qëndruar pranë Kate McKinnon, Margot Robbie dhe gjithashtu America Ferrera ndërsa grupi i emocionuar ndaloi për foton që dukej se ishte bërë në pasqyrimin e një pasqyre.
Ajo mund të shihej e veshur me një fustan të tejdukshëm argjendi me zinxhir, ndërsa kolegët e saj mund të shiheshin të gëzuar për mbrëmjen speciale përpara publikimit të filmit më 21 korrik.
Së bashku me paraqitjen e veçantë si Mermaid Barbie në komedinë fantazi, Dua pati gjithashtu mundësinë të interpretonte kolonën zanore të “Barbie”.
Kënga tërheqëse, “Dance The Night” u hodh në YouTube më 25 maj.
Artistë të tjerë muzikorë gjithashtu shfaqen në albumin e filmit “Barbie” përfshijnë emra të njohur si: Ava Max, Ice Spice, Lizzo, Nicki Minaj, Billie Eilish. Ryan Gosling, i cili luan Kenin në filmin live-action, do të shfaqet gjithashtu në kolonën zanore me një këngë të quajtur, “I’m Just Ken”.