Raporti i Arbana Osmanit dhe Ledion Liços është vënë shpesh në dyshime pasi ky i fundit “i zuri vendin” për prezantimin e “Big Brother VIP Albania”.
Burime të ndryshme janë shprehur, madje dhe e kanë konfirmuar, se mes tyre raportet nuk janë aspak mirë.
Madje, disa shtuan se shkak i krisjes së raporteve ka qenë shifra e madhe që Arbana ka kërkuar për të vazhduar sërish moderimin e BBV (650 mijë euro).
Mirëpo duket se këtyre aludimeve Arbana i ka dhënë fund njëherë e mirë me një InstaStory të publikuar ditën e djeshme.
Në pyetësorin e krijuar prej saj në Instagram, një ndjekës e pyet Arbanën: “Na trego naj foto me Ledionin”.
Ndërsa moderatorja pa hezituar postoi një foto të saj ku shihet me Ledionin dhe krahas shkroi: “E kemi shumë të bukur atë që vazhdojnë nxjerrin portalet se jemi të dy shumë më të dobët se fotot aktuale”
Me siguri Arbana i drejtohet fotos së mëposhtme, e cila u përdor shpesh në media pas lajmit të bujshëm se Ledioni do të moderonte BBV e këtij sezoni.
Shiko foton: