Këtë të dielë në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka patur mjaft argëtim dhe një spektakël të vërtetë, por sigurisht nuk kanë munguar as rrëfimet e sinqerta.
Një ndër to ka qenë edhe një histori e Labinot Gashit me Ermal Fejzullahun.
Ermali ka treguar se ka përfunduar 24 orë në burg në Zvicër me Labin, ku shkak është bërë viza e gabuar.
Më tej Ermali ka thënë:
”Shqiptarët janë spiuna pa lekë, e na kanë paditur”.
Më tej, të ftuarit kanë treguar se brenda qelisë ka patur sekuenca mjaft argëtuese duke e cilësuar këtë thjesht si një aventurë.
Një moment ky I sinqertë, që duket se tashmë Ermali dhe Labi e kanë kaluar në kujtimet e tyre dhe kanë kaluar vetëm 24 orë pasi është sqaruar situate që ata kanë lënë qelinë, histori interesante e tyre.