Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar vendimin e BQK-së për dinarin serb.
“Nuk besoj që do të ketë këso acarimesh siç po paraqiten në opinion publik për raportet tona qoftë me SHBA-të, qoftë me BE-në. Sepse besoj që edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se një vendim i tillë do të duhej të merrej qysh kohë më përpara”, ka thënë deputetja në RTV Dukagjini.
“Unë mendoj që vetë fakti që ata nuk e kundërshtuan një vendim të tillë e kanë parë që një numër i madh madje edhe analistëve politikë e kanë cilësuar si vendim të drejtë”, ka thënë ajo.
Deputetja ka thënë se vendimi i Qeverisë për dinarin serb nuk do t’i acarojë marrëdhëniet me aleatët.
Mes të tjerash, ajo ka shtuar se paraqitja e kryeministrit të vendit në Këshillin e Sigurimit ka qenë shumë e mirë.