E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

“Më keni ça…” Bes Kallakut nuk i del e keqja me ata që komentuan “ndarjen” e tij me Xhensilën (FOTO)

I lanë të gjithë të thonin fjalën e tyre, për t’u shfaqur më pas së bashku në një koncert në Prizren, me një puthje pasionante para të gjithëve, Bes Kallaku dhe Xhenisla Myrtezaj hodhën poshtë të gjithë thashethemet që kanë qarkulluar prej ditësh që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin.

Aktori nuk e ka lënë me kaq këtë moment, duke bërë një tjetër reagim krahas videos ku shihet duke u puthur me Xhensilën në Instastory-n e tij, me një gjuhë të ashpër, Besi në një farë mënyre iu ka kërkuar të gjithëve të rrinë të qetë, pasi asgjë e jashtëzakonshme nuk po ndodh me jetën e tij private.

“Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”, thuhet në postimin e Besit.

Më herët, kujtojmë që dyshja na servirën një kartolinë të bukur festiv Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv, në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.

“Jeta është e shkurtër, kaloni me familjen tuaj, qeshni dhe ndjehuni të dashuruar”, ka shkruar më herët këngëtarja krahas portretit familjar në prag festash.

Shiko foton:

Nga Rubrika