E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Meritoni bisedon me Endrikun për Sarën

Atmosfera e shtëpisë së “BBV3” është trazuar pas hyrjes së Endrik Bebës natën e djeshme.

Përmendja e lidhjes së tij me Sarën tek klipi prezantues dhe reagimet e kësaj të fundit kanë shkaktuar shumë pikëpyetje tek disa nga banorët e shtëpisë.

Ka qenë Meritoni ai i cili e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur në lidhje me këtë gjë.

Meriton: Dëgjova mënyrën si u prezantove.

Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori.

Do ta diskutojmë një ditë për qejf.

Endrik: Për historinë?

Meriton: Po. Pjesa e fundit mu duk pak provokative.

Endrik: S’kam asnjë gjë provokative.

Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz.

Nuk më intereson as të ndërhyj.

Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?

Endrik: Është një gjë që dihet, nuk mund të jap informacione nga jashtë.

Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?

Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.

Shiko videon:

Nga Rubrika