E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Mitrovicë, një shofer dënohet me 500 euro dhe i ndalohet të vozisë për një vit

Një shofer në Mitrovicë është dënuar me 500 euro, pasi që i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 116 km/h.

Në njoftim thuhet se shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 1 vit, transmeton Telegrafi.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në zonën e Vushtrrisë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 116 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Policia shton tutje se, ndaj kundërvajtësit shoferit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 1 vit. /Telegrafi/

Nga Rubrika