Web Analytics

Për një javë nuk do ta besoni sa ndjekës fiton Alba e BBVK-së

Alba Vukaj, shkodranja që jeton në Kanada ka qenë një ndër befasitë e bukura të këtij sezoni të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Publiku u afeksionua shpejt me profilin e saj të një vajze të shkolluar, influencere, me plot ëndrra dhe vetëm 22 vjeçare.

E kjo është reflektuar edhe në rrjete sociale.

Alba është trefishuar në vetëm një javë!

Ajo ka 21,000 ndjekës në natën kur hyri në Big Brother VIP, sonte ka mbi 63,000 ndjekës duke pasur një ngritje stratosferike organike për 40,000 ndjekës në shtatë ditë.

Një rritje të konsiderueshme e kanë pasur edhe emra si Blero, Vesa Vllasaliu e të tjerë. /Prive.

Shiko foton

Nga rubrika