Disa ditë më parë në shtëpinë e ‘BBV3’ ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit, ish-in e Sarës, ku shkruante: Kampion bote!
Në atë moment Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:
“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Në Primen e djeshëm të BBV, ajo pati mundësinë të hapë “Kutinë e Pandorës” duke iu dhënë mundësia për të lexuar në internet për dy minuta çfarë të donte ajo.
Sara ka ka lexuar se shumica e lajmeve bëheshin për ish-partnerin e saj, ku ajo dha sqarimin në raport me të.
Ajo tha që nuk kanë bashkëjetuar asnjëherë dhe se nuk ka patur kurrë lidhje mbi lidhje, pra lajmet “edhe Bardhin edhe Jurgenin” nuk janë të vërteta.
Kjo pasi nuk ka qenë në lidhje me Jurgenin kur është futur në BBVIP:
“Nuk kam patur asgjë me të.
Nuk kam bashkëjetuar e nuk e kam lënë pezull jahstë.
Dua ta sqaroj këtë”-ka thënë Sara.