Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit të famshëm, Big Brother VIP Albania 2.
Përkundër kësaj, duket se disa nga ish-konkurrentët e këtij formati po vazhdojnë te kenë akoma raporte të mira me njëri-tjetrin.
Së fundmi Nita Latifi ka pritur në Prishtinë Keisi Medinin dhe Antoneta Kocin, me të cilat po ashtu ka kaluar një kohë të mirë brenda shtëpisë.
“Kur yjet bëhen bashkë”, ka qenë përshkrimi që Medini ia ka vënë postimit të shpërndarë në InstaStory.
E njëjta këtë periudhë ka qenë mjaft shpesh në Kosovë pasi u përfol për një lidhje dashurie me DJ Geek.
Ata janë parë bashkë, por nuk është se kanë mohuar apo pohuar një gjë të tillë.
Theksojmë që Big Brother i këtij viti bëri zhurmë jashtëzakonisht të madhe dhe nga ky edicion fitues doli Luiz Ejlli.
Shiko foton: