Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë rikthyer klipet prezantuese të të gjithë banorëve.
Teksa u transmetua klipi i Elvis Myrta, Graciano dhe Heidi qeshën, gjë që preku Romeon.
Këtë situatë e ka komentuar sot në “Wake UP” Elvisi.
I pyetur se si u ndje nga të qeshurat e Heidit dhe Gracianos, gazetari tha:
“Nuk u preka fare, unë e kam si natyrë vetë të qeshurën.
E vetmja gjë për të cilën u preka ishte pjesa që Heidi u provokua nga Graciano.
Është një provokator i niveleve të larta.
Qava bashkë me Romeon, ai nga shtëpia aty, unë nga shtëpia ime.
Unë personalisht e kam ndjerë më shumë këtë provokimin se sa ‘Kutinë e Pandorës’.
E kam ndjerë si tallje, do e flas dhe me Gracianon.
Nuk e fal më këtë herë, ‘kamikazin e vogël’.
Njerëzit që janë pa shtyllë kurrizore kështu janë.
Do flasim kur të dalë jashtë. Në momentin që kam dalë dhe nuk e kam cënuar atë, ky e bëri në një mënyrë ‘skuthlluke’.
Hyri për të rregulluar imazhin, por po e bën më keq.”