Nuk ka mjaftuar spektakli për të sheshuar debatet midis Meritonit dhe Rozës që ende nuk duket paqja në horizont.
Mesa duket Roza është prekur kur Meritoni i ka përmendur se ka rrahur qenin e saj Sasha.
Këtë gjë Roza nuk ia toleroi dhe iu hakmor duke i përmendur fëmijën dhe ish-gruanë e tij.
Ajo e akuzon se nuk është një baba që i ka dalë përgjegjës fëmijës së tij dhe se është papërgjegjshmëria e tij që lë shtatzënë lart e poshtë femrat dhe i lë.
Meritoni: Sytë i ke të djallit.
Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por dreqit i dal përpara dhe nuk kam frikë.
Meritoni: Ti je negative.
Roza: Unë negative?
Meritoni: Ik atje. Për mua je lodër zemër.
Roza: Po e shikoj këtë. Pse i lëpin buzët zemër, u eksitove?
Meritoni: Po shumë.
Roza: Seks bomba këtu ë?
Meritoni: Normal që je seks bomba, seks simboli i shtëpisë je.
Do i qëndroj asaj që kam thënë sepse je super vajzë seksi, por ke filluar të ikësh prej mendimeve të tua.
O Roza mbiemrin Lati e ke, nuk e ke Mjekiqi se shumë po interesohesh për familjen Mjekqi.
Roza: Siç po interesohesh ti për familjen time.