E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Sinjal nga jashtë për të ndryshuar lojën? Donaldi ka një mesazh për Romeon

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë patur mundësinë që të lexojnë mesazhet e mbërritura në “Big Love” jo vetëm nga fansat por edhe familjarët e tyre.

Ndër mesazhet e shumta që ka marrë, ai që ka përlotur Romeon ka qenë pikërisht mesazhi i dërguar nga vëllai i tij, Donaldi, i cili ka shkruar se ndihet krenar për lojën e tij në BBV.

“Gjysma ime, e kam shumë të vështirë të të shkruaj.

E kam patur shumë të vështirë mos të të kem afër.

Do thuash që edhe ti e ke provuar të jesh kështu si unë sot por tani e kuptoj se çfarë ke përjetuar ti por sado e vështirë për mua, prap ja vlen.

Ja vlen të të shoh se si po e përballon të gjithë këtë eksperiencë, ja vlen të të njoh edhe përball, jo vetëm në krahë të njëri-tjetrit sepse këto më kanë bërë të jem krenar që të jem vëllai yt.

Vazhdo kështu, të dua shumë.”

Mirëpo në të gjithë këtë mesazh të gjatë, mungon partnerja e Romeos, Heidi. Pse Donaldi në asnjë moment nuk e ka përmendur banoren?

Mos ndoshta ky është një sinjal nga jashtë për të ndryshuar lojën dhe Donaldi është munduar t’ia thojë Romeos?

Shiko videon:

Nga Rubrika