Web Analytics

Top Channel titron nga shqip në shqip serialin kosovar “Rrushe”

Botuar nga: InfoKosova

Seriali “Rrushe” është ndër prodhimet më të suksesshme të viteve të fundit.

Sidomos online, ai grumbulloi një audiencë të konsiderueshme duke mbajtur të mbërthyer nga episodi në episod shikuesit e shumtë.

E nga sonte, “Rrushe” do të ketë një rrugëtim në ekran.

Episodet e serialit do të transmetohen në Top Channel çdo të martë në prime-time.

Që në episodin e parë, ndjekësit kanë pikasur një detaj epik.

I gjithë episodi është i titruar, pavarësisht që flitet gjuha shqipe në një dialekt të moderuar të gegërishtes që thuajse është i shkrirë në atë që njihet si shqipe e standardizuar.

Mes fjalive të titruara hasen edhe krejtësisht bazike të shqipes së standardizuar si “Ku shkoi ky?” e “Kush?”.

Fansat e serialit kanë reaguar në rrjete të ndryshme sociale, veçanërisht në Twitter duke e konsideruar paradoks një vendim të tillë që transmetimi të jetë me titra nga shqip në shqip.

I habitur ka mbetur edhe gazetari i njohur, Xhemajl Rexha.

Shiko reagimin:

 

Të FUNDIT