Vëllai i modeles Gresa Hoti, Dion Hoti, foli për “Big Talk”, dy ditë pasi banorja përmes biletës së kthimit, u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” ai nuk la pa komentuar lidhjen mes së motrës dhe banorit, Andi Artani.
“Andi mendoj që është një djalë shumë i edukuar, por aty brenda secili është për lojën e vet dhe nuk e di kush është real aty brenda dhe kush po bën lojë, duke marr për bazë që Andi vjen nga një emision si “Përputhen” ku njerëzit hyjnë për t’u lidhur kam dyshimet e mia, do të doja ta njihja edhe nga jashtë”, tha ai.
Ndryshe, Gresa dhe Andi së fundmi janë afruar shumë mes vete ku sot e kanë kaluar kohën me puthjen e njeri tjetrit.
Ishte Andi ai që u merzit më së shumti për të duke qarë mjaft shumë derisa e ka që Gresa ishte kthyer prapë në shtepi dhe kishin kaluar kohën bashkë ashtu siç kanë bërë deri më tani.
Shiko videon: