Ylli televiziv, Jessica Alves, është shfaqur sërish në ekran pas transformimit që ka bërë me ndërhyrjet e kirurgjisë plastike.
Ajo është shfaqur plotësisht e transformuar j teksa doli për darkë në Arc Le Salon në Mayfair, Londër.
39-vjecarja kishte veshur një fustan të ngjitur pas trupit, ku format e saj dukeshin mjaftë mirë dhe lëkura i shkëlqente.
Ajo tërhoqi vëmendjen me ndryshimet e saj drastike, pasi prej disa kohësh ishte zhdukur nga ekrani.
Ky ndryshim vjen pasi Jessica u shtrua në spital sepse operacionet e mëparshme plastike pësuan reaksion nga pickimi blete.
“Isha duke bërë banja dielli në Ocean Club në Ibiza kur u pickova dy herë në një faqe nga një bletë. U formua një gungë e madhe e përflakur dhe kështu shkova në spital.
Pas disa ditësh, gunga u kthye dhe shpërtheu, duke krijuar një vrimë të madhe në fund dhe duke ekspozuar implantet e mia.
Kam kaluar dy ditë në spital në Las Vegas ku kam pasur antibiotikë intravenozë.
Mjekët atje donin të më hiqnin implantin e këmbës, sepse ai u infektua”, është shprehur ajo, ndërsa ka treguar se ndërhyrjet plastike i kanë kushtuar 1 milionë dollarë.
Shiko Fotot: