Këngëtarja Yllka Kuqi vitet e fundit ka qenë dukshëm më produktive në muzikë, e gjithashtu ka ndryshuar formatin artistik.
Dikur këngëtare festivalesh, sot “arena” e saj e zakonshme janë dasmat, ahengjet e ndryshme dhe mbrëmjet muzikore në Diasporë.
Këngëtarja, që është edhe nënë e një vajze, duket bukur dhe në formë të shkëlqyer fizike.
Ajo, ka deklaruar se nuk ka bërë ndonjëherë ndërhyrje në portret, ama hunda e saj së fundi ka ndryshuar dukshëm.
A është efekt i grimit, photoshopit, apo hunda është zvogëluar në mënyrë kirurgjikale, këtë e di më së miri vetëm Yllka.
Shiko Foton: