Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë së fundmi një reagim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt kritikat që ka marrë për pamjen e saj fizike dhe muzikën që krijon.
Përmes një postimi të gjatë dhe të sinqertë në Instagram, Ronela nuk ka kursyer fjalët e as ironinë ndaj atyre që e gjykojnë për shfaqjen e saj publike dhe stilin artistik.
Në reagimin e saj, Ronela u shpreh e lodhur nga komentet negative që shpeshherë kanë për synim pamjen e saj fizike, duke përfshirë vlerësime për peshën dhe stilin e saj të të veshurit.
Ajo theksoi se është plotësisht e vetëdijshme për trupin e saj dhe nuk ka nevojë për komente nga të tjerët. “Kam pasqyrë,” shkruan Ronela me ton ironik, duke lënë të kuptohet se këto vërejtje janë të pavenda dhe të panevojshme.
Këngëtarja gjithashtu i drejtoi mesazhe të forta atyre që, sipas saj, “harxhojnë kohën duke bërë komente,” në vend që të fokusohen në jetën e tyre personale dhe përgjegjësitë familjare. Sipas Ronelës, shumë njerëz humbin kohë duke gjykuar të tjerët, ndërsa harrojnë të përqendrohen tek gjërat më të rëndësishme në jetën e tyre.
Shiko foton: