E mërkurë, 16 Tetor, 2024
18.6 C
Pristina

Takimi i parë i Ilir Shaqirit me të dashurin e vajzës zgjati 8 orë!, ja pse

Koreografi i njohur, Ilir Shaqiri, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” foli pak edhe për familjen e tij.

Tashmë të gjithë e dimë lidhjen e tij të ngushtë me të bijën, Emily, e cila gjithashtu është një artiste si ai.

Gjatë bisedës, Iliri foli për librin që ka shkruar vajza e tij, por edhe për ‘dhëndrin’.

Pyetja: Emily ka video shumë të bukura dhe argëtuese me të dashurin e saj. Çfarë mendon babi Ilir për këtë?

Ilir Shaqiri: Babi bëri një gjë shumë të bukur. E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm.

I thashë ‘ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?’.

Më tha ‘jo’.

Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them ‘zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka’. ‘Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë’.

Unë ‘kush është ky?’.

I thashë që ta sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë ta njoh më shpejt se sa më vonë.

Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne.

E di pse e mora me vete?Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace.

Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë.

Po shikoje sa larg pashë.

Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet.

Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata.

8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm.

Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës.

E sprovoja në ca gjëra.

Nga Rubrika