E martë, 22 Tetor, 2024
9.2 C
Pristina

Aty ku nisi gjithçka! ja çfarë po ndodh me Ilnisen dhe Meritonin

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli vijojnë lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas daljes nga Big Brother Vip, aty dhe ku nisi romanca e tyre shumë e komentuar.

Por teksa sezoni i ri televiziv ka nisur, të dy ata nuk i kanë lançuar ende projektet e tyre për të cilët vijojnë ende punën.

Pak javë më parë, ju zbuluam se Meriton Mjekiqi do të sjellë në Top Channel programin e tij ku interviston reperë të ndryshëm, nga i cili ka zbuluar shumë talente të reja të cilët sot janë mjaft të suksesshëm.

Burime për “Vip Magazine” kanë bërë me dije se edhe Ilnisa do të vijë me një projekt personal.

Ajo po punon për një podcast, i cili do të transmetohet në valët e Top Albania Radios.

Të dy ata do vijojnë të mbeten në familjen e Top Medias, aty ku edhe nisi historia e tyre e dashurisë.

Nga Rubrika