E martë, 22 Tetor, 2024
12.3 C
Pristina

Prishet miqësia mes Rikes dhe Rozës?

Roza Lati nuk ishte e pranishme në festën e ditëlindjes së Rike Roçit, duke shkaktuar spekulime për një ndarje të miqësisë mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP”.

Rike festoi ditëlindjen dhe ndau me publikun shumë foto dhe video në rrjetet sociale nga festa e saj.

Gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, u transmetuan momente nga festa dhe një intervistë e shkurtër me Riken, e cila përmendi se kishte ftuar ata ish-banorë që i konsideron më të afërt.

Mungesa e Rozës në këtë festë u vu re, por ende nuk ka një shpjegim se pse ajo nuk mori pjesë.

Rike përmendi se kishte ftuar vetëm ata që kishte në zemër, duke nënkuptuar se disa ish-banorë të tjerë nuk ishin më pjesë e jetës së saj.

Kur u pyet nëse kjo ditëlindje e kishte gjetur të dashuruar, Rike theksoi se ishte në një lidhje, duke e konsideruar këtë fakt mjaft pozitiv.

Ajo shprehu gjithashtu mendimin e saj për partnerin ideal, duke kërkuar që ai të jetë “me shpirt të mirë dhe të sillet si gentleman”.

E pyetur për personin e parë që e uroi për ditëlindje, Rike u shpreh kështu:

“Mami, zemra ime

. Është njeriu më i rëndësishëm për mua.

Mami më thotë gjithmonë ‘mos ndrysho kurrë’ dhe ‘je princesha e mamit’.

Personi i parë publik është Erjola Doçi se jemi gjithmonë bashkë”.

Nga Rubrika