E enjte, 24 Tetor, 2024
8.7 C
Pristina

Fero për Arbenitën: Kam dashuri për të, kemi menduar për ribashkim

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero është shprehur se ende ka dashuri për ish gruan, Arbenita Ismajli.

Ai u shpreh se bashkë i mban vajza e tyre.

“Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin.

Kam respekt dhe dashuri për të.

Është nëna e vajzës sime, asnjëherë s’mund ta qes poshtë nënën e vajzës sime, ia shpresoj më të mirën e jetës asaj…

Kemi menduar (për ribashkim), por kur nuk mund të gjesh gjuhën e përbashkët…”, ka deklaruar Fero para banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Sipas tij, dashuria nuk duhet të shndërrohet në urrejtje dhe para fëmijëve “duhet të shfaqet respekt”.

Nga Rubrika