E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Beatrix na tregon se a ndihet e lumtur pas ndarjes nga Donaldi

Këngëtarja e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj ka qenë ndër më të përfolurat në rrjete sociale.

Ajo ka qenë ndër më të komentuarat për lidhjen e saj me Donaldin në “Big Brother VIP”.

Pas daljes nga BBV, ajo kishte treguar se nuk ndihej mirë pasi ai u kthy me Bora Zemanin.

Ajo së fundmi është pyetur nga një ndjekës nëse ndihet e lumtur.

Përgjigja e saj lë për të kuptuar se ajo ka kaluar atë periudhe të jetës së saj.

“Jam e shëndetshme dhe e lumtur.

Nuk mund të ndalojë së dashuruari jetën dhe vetën në mënyrën më të bukur të mundshme”, ka shkruar këngëtarja.

Tutje ajo thotë se ndihet falënderuese për shëndetin dhe sigurinë e familjes dhe më të dashurve të saj.

Ndryshe, ajo ka punuar së fundmi në projekte të reja, një nga të cilët do të lansohet shpejt.

Shiko postimin:

Nga Rubrika