Web Analytics

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Botuar nga: InfoKosova

Një video e një ‘Rap Battle’ shumë të veçantë mes një djali shqiptar dhe një turk është bërë virale në TikTok, duke tërhequr më shumë se 2 milionë shikime dhe duke shkaktuar një valë reagimesh.

Beteja, e cila u zhvillua në gjuhën gjermane, ka befasuar dhe argëtuar shikuesit, të cilët kanë mbetur të impresionuar me shkëlqimin e freestyle-it të reperit shqiptar.

I pari në skenë, reperi shqiptar, nuk la asnjë hapësirë për konkurrentin e tij turk, duke vazhduar pa ndërprerje deri në fund të betejës.

Përformanca e tij e fuqishme dhe e pandërprerë e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes, ku shprehje të mençura, të qeshura dhe rima interesante janë dëgjuar njëra pas tjetrës.

Publiku i pranishëm ka reaguar me entuziazëm, duke brohoritur çdo herë që reperi shqiptar binte në sy me ndonjë fjali interesante apo një koment qesharak.

Shikuesit në TikTok janë shprehur të befasuar nga aftësitë e reperit shqiptar për të mbajtur ritmin dhe për të krijuar fraza të menjëhershme që jo vetëm që sfiduan kundërshtarin, por edhe argëtuan të pranishmit që i kishte përreth.

Shiko videon:

@drxfiezz41

Der Albaner ist zurück😂 #deutschrap #rap #rapbattle #fürdich #fy #fyp #🇫🇷 #🇦🇱

♬ Originalton – Drxfiezz41