E hënë, 14 Tetor, 2024
13.8 C
Pristina

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave, mëngjeset me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se mbi vendin tonë gjatë kësaj jave do të mbaj mot me diell dhe vranësira.

Temperaturat minimale do të sillen nga 3-7 gardë, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 23 gradë Celsius.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gardë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull e radiacionit, si pasojë e amplitudave të theksuara të temperaturave . Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

E mërkurë- Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius. Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe atyre me afërsi rreth lumenjëve , të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.

E enjte- Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20gradë Celsius. Në mëngjes në shumë territore parashihet mjegull. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5-gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17-gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. Kushtet biometeorologjie dhe agrometeorologjike paraqiten të mira. /Telegrafi/

Nga Rubrika