E diel, 6 Tetor, 2024
13.6 C
Pristina

Erjola Doçi konfirmon lidhjen me Azet

Pas daljes nga Big Brother Vip 3, intervistën e parë ekskluzive e dha për emisionin ku ajo bashkëmoderon me Ronaldo Sharkën, ‘Mos i bjer me Top’.

Në ekran u shfaq videoja e saj me këngëtarin Azet, që së bashku janë përfolur për një lidhje.

Erjola u shpreh se kjo video ka qenë në ‘SnapChat’-in e saj dhe dikush ia ka vjedhur, pasi tashmë nuk ka më akses në të.

E pyetur nga Ronaldo për marrëdhënien me Azet, përgjigja e saj la të kuptonte se kanë qenë më shumë se miq.

”Kjo është një video imja në ‘Snapchat’.

Fatkeqësisht nuk e kam më ‘Snap’-in.

Nuk e di si ma kanë ‘hack’-uar.

Ky është shoku im.

Kemi qenë miq.

Nuk kam qenë në një lidhje. (Qesh)

Dhe videoja duket që është miqësore, – tha ajo, ndërsa Ronaldo ia ktheu me ironi: ‘Duket’.

Mandej, u pyet nga Ronaldo pse u prish miqësia dhe ajo u përgjigj duke qeshur se distanca ka bërë punën e saj.

Shiko videon:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Nga Rubrika