E premte, 25 Tetor, 2024
8.8 C
Pristina

Hetimet ndaj gazetarëve, AGK i dërgon letër Kryeprokurorit: Duam takim për rastin e Kajtazit dhe Mehmetajt

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

AGK-ja thotë se është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

“AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cenohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim”, thuhet në njoftim.

Nga Rubrika