Web Analytics

Kurti i përgjigjet Vuçiqit në OKB për “persekutimin e serbëve”: Pretendime të rreme nga shteti që kreu gjenocidin në Ballkan

Botuar nga: InfoKosova

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë.

Në këtë mbledhje, Kosova po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

Në mbledhje e pranishme është edhe shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Caroline Ziadeh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e rrejshme se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.

“Është e vështirë të dëgjosh të gjitha këto nga një udhëheqës i një vendi (Serbia) që ka kryer gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë. Këshilli i Sigurimit ka krijuar Tribunalin e Hagës për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë e Bosnje. Ne kemi ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe kemi ndërtuar një shtet demokratik. Ne jemi krenar për një republikë për të gjithë ku sundon e drejta. Ne bashkë me aleatët kemi ndërtuar shtet demokratik”.

Kurti thotë se Kosova ka shënuar edhe rritje ekonomike viteve të fundit dhe sipas tij këtë e ka dëshmuar FMN.

Kryeministri i Kosovës thotë se Kosova është storie suksesi pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

“Ne me krenari zbatojmë kushtetutën që ka mbrojtjen më të madhe të pakicave”.

Kurti ka kujtuar se Serbët kanë numër të madh të vendeve në Kuvendin e Kosovës dhe poashtu qeverisin në shumë kumuna të Kosovës.

“Ne kemi ndarë miliona euro grante për serbët e Kosovës”., deklaroi tutje Kurti./Telegrafi/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT