E shtunë, 12 Tetor, 2024
15.8 C
Pristina

Luizi u dënua me 1 vit burg, reagon Jul Deda: “Kriminelat…

“Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg”- është ky lajmi që prej dy ditësh vazhdon të komentohet në rrjet, teksa personazhe të ndryshëm kanë dhënë mendimin e tyre.

Një reagim për këtë ngjarje e ka bërë edhe aktori i njohur Jul Deda.

Ai është pyetur nga një ndjekës në rrjetin social Instagram se “çfarë mendimi ke për dënimin e Luizit”.

Ndjekësit aktori iu përgjigj me një video të gjatë ku ndër të tjera thotë:

“Nuk quhet i dënuar akoma.

Dalim te thelbi, nëse kjo është e vërtetë [që ai është dënuar me një vit burg] atëherë ky vend ka shku për lesh.

E dini pse? Sepse këtu është bërë m*ti mullar mor miq.

Këtu i ke kriminelat, hajdutët, kontrabandistët rrugëve dhe askush s’thotë asgjë dhe përkundrazi i nderojnë.

Dhe i kemi në pushtet, në parlament nëpër zyrat e shtetit, të gjithë ata që na kanë vjedhur dhe zhvatur për 30 vjet dhe ne nuk u themi asgjë atyre dhe meremi me Luizin.

Janë pasuruar me lekët tona, ato shihni ju, mos shihni Luizin.

Para ligjit jemi të gjithë njësoj por para se të shkojmë te Luizi, duhet të shohim se çfarë kemi nëpër parlament, polici etj”.

Shiko videon:

Nga Rubrika